Connect with us

Bota

Turqi – Hyjnë në fuqi masat e reja në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë

Kufizime e reja të paralajmëruara nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan , të njoftuara me 17 Nëntor hyjnë sot në fuqi.

Një shtetrrethim do të fillojë në orën 20:00, që do të mbahet vetëm gjatë fundjavës, deri në orën 10:00 të ditës pasardhëse. Kufizimi do të marrë fund të hënën në orën 05:00 për të mundësuar rifillimin e aktiviteteve të punës.

Qytetarët e moshës mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç do të jenë në bllokim, me kusht që të mos jenë punonjës.

Gjithashtu është  njoftuar së mësimi në distancë do të vazhdojë deri në fund të vitit, po ashtu edhe mbyllja e kinemave dhe teatrove, ndërsa restorantet do të shërbejnë me dërgesa në shtëpi.

Shkalla e infeksioneve të reja dhe vdekshmërisë në disa qytete, veçanërisht në Stamboll janë tejet shqetësuese.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *