Bota
Turqi/ Sirenat janë ndezur, tërmeti me magnitudë 5 ballë godet lindjen e vendit
TURQI– Një tërmet me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm pjesën lindore të Turqisë. Epiqendra ishte 11 kilometra nga Malatya, në një thellësi prej dy kilometrash. Deri më tani nuk ka informacione nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme të reja në Turqi.
Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 21,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.