Connect with us

Rajon

Turqia mbështet Shqipërinë për kandidaturën në Këshillin e Sigurimit

Gjatë qëndrimit të tij në Antalia, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Biseda e ministrave u fokusua tek bashkëpunimi në rrafshin dypalësh, gjendja politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndërveprimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në.

“Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Shqipërisë, veçanërisht edhe për kandidaturën tonë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.”- shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë kryediplomati Cakaj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *