Connect with us

Bota

Tymi i zi nga oxhaku i Vatikanit, bota ende nuk ka një Papë të ri

Tymi i zi doli nga oxhaku i Vatikanit më herët, duke treguar se ende nuk është zgjedhur një Papë i ri.

Kardinalët votojnë sot në ditën e dytë të konklavës.

Votimi i radhës do të zhvillohet afërsisht në orën 17:30, ku mungesa e tymit do të sinjalizojë se nuk është marrë asnjë vendim, ndërsa tymi i bardhë do të tregojë se ka një Papë të ri.

Sërish sytë e të gjithë botës janë mbi oxhakun e Kapelës Sistine.

Në Sheshin e Shën Pjetrit, një prift i tha gazetarit të BBC më parë se përvoja e pritjes së tymit është “një përvojë shprese”.

 

Advertisement