Kronike
U aksidentua disa ditë në parë në Kosovë, ndërron jetë shqiptarja
Ka ndërruar jetë në QKUK një shtetase nga Shqipëria, e cila u aksidentuar me 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.
Pas aksidentit ajo ndodhej në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Autostrada Ibrahim Rugova 04.06.2023 – 12:05. Më 10.06.2023 si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës”, thuhej në njoftimin e policisë së Kosovës.