Kronike
U aksidentua në minierë, humb jetën 52-vjeçari
Një 52-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën pasi është aksidentuar gjatë punës në minierë. Mësohet se bëhet fjalë për Kujtim Lilin nga Klosi. 52-vjeçari punonte si zjarrmëtar një galeri private në Zonë të Parë në Bulqizë.
Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.
NJOFTIMI
“Bulqizë/ informacion paraprak
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”