Connect with us

Kronike

U arratis nga burgu në 2023/ Arrestohet në aeroportin gjerman shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Një shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet europian është arrestuar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit. 39-vjecari shqiptar mësohet se është ndaluar teksa po i verifikohej identiteti pas zbritjes nga një fluturim i ardhur nga Prishtina.

Nga kontrolli rezultoi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai ndodhej në burg deri në janar 2023 kur rezulton të jetë arratisur, ndoshta pas një leje të marrë. Gjykata e Nürtingen në Gjermani urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim, deri në vendimin për ekstradimin apo jo drejt Greqisë.

Advertisement