Connect with us

Aktualitet

U arratisen nga qendra e pritjes në Durrës/ 11 emigrantët goditën efektivët e policisë kur u larguan

11 emigrantë të huaj janë arratisur dje nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit. Mësohet se personat e arratisur janë emigrantë te huaj te kapur ilegalisht në vendin tonë. Emigrantët kur janë larguar janë përplasur me policinë. Më tej bëhet me dije se emigrantët kanë goditur efektivët e policisë.

Nga kjo ngjarje ka patur policë të lënduar të cilët janë shtruar në spital. Ende nuk dihet një numër i saktë se sa policë kanë mbetur të plagosur. Emigrantët janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga ‘Qendra e Mbyllur për të Huajt’. Ndërkohë që policia e Durrësit dhe autoritetet në Tiranë janë vënë në alarm, pas arratisjes.

Ende nuk dihet mënyra e arratisjes, apo nëse kanë patur ndihmë emigrantët për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e Policise së Shtetit. Por kjo vë në pikëpyetje sigurinë e kësaj qendre, që duhet të funksionoj për të mbrojtur qytetarët shqiptarë si dhe vetë emigrantët.

Advertisement