Kronike
U arrestua brenda shtëpisë së barit, shqiptari: Më kërcënuan

Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet britanike pasiu kap duke rritur 200 bimë kanabis në një shtëpi në një zonë banimi. Feti Spahiu u arrestua në Newport në zonën e Rrugës Risca të qytetit pak para Krishtlindjeve. Shëiptari punonte si kopshtar dhe pesë dhoma i kishte shndërruar në fabrikë kanabisi.
“Ishte një organizim i sofistikuar me ventilim dhe ndriçim dhe i pandehuri ishte i vetmi person që u gjet në adresë. Ai i tha policisë se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me një gomone nga Franca në vitin 2022. I pandehuri jetonte në Londër përpara se të sillej në Neëport gjashtë javë para arrestimit të tij,” u shpreh hetuesit Megan Jones
“Ai luajti një rol të kufizuar nën drejtim. Ai ishte kopshtar dhe përdorej nga njerëzit më lart në zinxhir. I pandehuri është përdorur si emigrant i paligjshëm. Kur të lirohet, thotë se do të kthehet menjëherë në Shqipëri,” tha avokati. Spahiu u burgos për 16 muaj dhe do të lirohet në gjysmë të dënimit ku më pas do të dëbohet.

