Connect with us

Kronike

U arrestua në Spanjë/ Kush është Ismail Zeneli, donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje

Është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku i arrestua dhe Erzen Brecani. Kujtojmë se Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. ABCNews mëson se Zeneli është kapur dy ditë më parë nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradim/ Ismail Zeneli akuzohet për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe materiale për te kryer vrasje”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Advertisement