Aktualitet
U arrestua për korrupsion/ GJKKO lë në burg zyrtarin e Kadastrës Shtetërore
Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg për zyrtarin e Kadastrës Shtetërore Dritan Stoka. Stroka u vu në pranga dy ditë më parë së bashku me Agim Osmanin.
Stoka arrestua për korrupsion në zgjedhje, pasi iu premtonte qytetarëve kryesisht të zonës së Saukut legalizim të banesave në këmbim të votave. Po ashtu GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë dhe për ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmanin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Dritan Stoka dhe Agim Osmani u arrestuan gjatë ditës së premte pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK. Ata akuzohen për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Sipas hetimeve të SPAK, në atë kohë rezultoi se Dritan Stoka dhe Agim Osmani, kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.