Aktualitet
U arrestua për ngacmim seksual të dy vajzave, momenti kur Xhejson Bregu kap kenianen nga të pasmet/ VIDEO

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 25-vjeçarin Xhejson Bregu. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.
Vajza e huaj e cila ka rënë pre e ngacmimeve seksuale të Xhejson Bregut ka qenë një keniane. Ajo ka qenë duke zbritur shkallët për të shkuar tek parkingu dhe shkëmbehet me Xhejson Bregun. Ky i fundit, pasi shkëmbehet, i shkon sërish nga pas dhe e kap nga të pasmet.
Ka qenë 15-vjeçarja ajo e cila ka bërë kallëzimin në polici ku çoi në prangosjen e të riut.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

