Connect with us

Kronike

U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin

Gjykata e Tiranës liroi Eduart Lamin, i arrestuar në fillim të vitit menjëherë pas vrasjes së Lulzim Vishës.

Pavarësisht versioneve jo zyrtare dhe shkaqeve reale se përse policia shkoi në banesë për të kryer kontrolle, teksa ishte vendosur në kërkim të autorëve të këtij krimi, autoritetet nuk gjetën indicie dhe prova për ta lidhur Eduart Lamin me ekzekutimin e Vishës.

Ai u gjet fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për këtë ishte dënuar me gjykim të shkurtuar me dhjetë muaj burgim, që gjatë seancës u konstatua se i kishte shlyer me kohën e paraburgimit. Për këtë arsye, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 37-vjecarit, i cili u prangos nga policia e Tiranës në banesën që i përkiste kushëririt të tij, Ervis Lami dhe ku u bllokua një automatik me silenciator, fishekë dhe këllëf pistolete, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Në 24 janar, Lulzim Visha, i cili punonte si postier u gjet i vrarë brenda një makinë në fshatin Zall Mner. Një nga pistat që hetoi policia është ajo e vrasjes pas një konflikti për tokat, por nuk u përjashtua edhe pista e vrasjes për hakmarrje pasi i vëllai i viktimës gjatë 1997 kishte vrarë shtetasin Refik Domi.

Për këtë krim, autori kishte shlyer dënimin dhe familja e autorit nuk ka patur probleme në vijim. Gjithsesi, megjithë veprimet hetimore për ta zbardhur vrasjen e Lulzim Vishës, autori ende nuk është zbuluar.

Advertisement