Sport
U bë protagonist kryesor për shkak të pamjes së tij/ Futbollisti var këpucët në gozhdë dhe zbulon: Do bëhem aktor
Rurik Gislason, lojtar i skuadrës gjermane Sandhausen 1916 dhe ish-lojtar i kombëtares islandeze i cili në Kupën e Botës në Rusi dy vjet më parë u bë protagonist për shkak të pamjes së tij, vendosi të lërë futbollin në moshën 32-vjeçare për t’u bërë aktor.
Pasi kaloi vitet e fundit duke punuarnë modelizëm, ai dëshiron të depërtojë në industrinë e televizionit dhe filmit. “Ka disa projekte interesante në të ardhmen që unë kam vendosur t’u them po. Ishte një program televiziv në Gjermani dhe unë kam vendosur të jem pjesë e një filmi islandez, ”thotë Gislason për mediat islandeze.
Pas zhurmës që shkaktoi paraqitja e tij në Kupën e Botës, Rurik Gislason u zhvendos në Miami për një kohë për të reflektuar në qetësi.
Nordiku, i cili gjithashtu luajti për Nurembergun, FC Kopenhagën, Charlton dhe Odense, flet për oferta të çuditshme: “Kishte nga ata që donin që unë të dhuroja spermën time”.