Connect with us

Bota

U braktis për shkak të pamjes/ Vajza dëshiron t’i tregojë botës gabimin e madh

Një vajzë e lindur me albinizëm u braktis nga prindërit e saj. Ajo dukej shumë “e çuditshme” për ta dhe e lanë në derën e një jetimoreje.

Teksa shikoni dhe dëgjoni, mundohuni të mos buzëqeshni…

Albinizmi është një gjendje e rrallë e trashëguar gjatë gjithë jetës që shfaqet në mbarë botën në të gjitha racat dhe prejardhjet etnike. Rezulton në uljen e prodhimit të një pigmenti të quajtur melaninë në lëkurë, flokë dhe sy, duke rezultuar në ngjyrë të hapur ose pa ngjyrë. Mjerisht, njerëzit me këtë gjendje shpesh shihen si të ndryshëm dhe stigmatizohen, veçanërisht në vendet e pazhvilluara.

Vajza per te cilen do flasinm sot lindi në Kinë rreth 16 vjet më parë, dhe kur prindërit e panë lëkurën e saj të bardhë borë, vendosën të mos e merrnin në shtëpi. Mjerisht, e vogla përfundoi në një jetimore vetëm disa ditë pasi lindi. Kjo dukej e tmerrshme dhe stafit të jetimores, të cilët e quajtën foshnjen me emrin Xueli, që do të thotë borë e bardhë dhe e bukur, i erdhi keq për të. Megjithatë, ata pak e dinin se ajo do të birësohej nga një familje e dashur nga Holanda, e cila do t’i siguronte vajzes një jetë të bukur.

Kur ajo mbushi 11 vjeç, Xueli u zbulua nga një fotograf i famshëm nga Hong Kongu, i cili i kërkoi asaj të ishte pjesë e fushatës së tij me njerëz të ndryshëm, të gjithë të bukur në mënyrën e tyre.

“Fushata e tij quhej ‘imperfeksione të përsosura’ dhe më pyeti nëse doja të bashkohesha në shfaqjen e modës në Hong Kong” –  tha Xueli Abbing në një intervistë për BBC, teksa dhe shtoi: Shkova…Ishte një përvojë e mahnitshme.

Në disa pjesë të botës, besohet se kockat e atyre qe janë me albinizëm kanë fuqi mistike, kështu që ndodh që disa prej këtyre njerëzve të shpërfytyrohen dhe t’u priten gishtat, krahët ose këmbët.

Duke e ditur këtë, Xueli thotë se është me fat që vetëm u braktis.

Pasi fotot e saj u postuan në rrjetet sociale, një fotograf nga Londra e mori Xuelin nga krahu dhe e ndihmoi atë të ngjitej në kopertinën e revistës ‘Vogue Italia’

“Në atë kohë, nuk e dija se çfarë revistë e rëndësishme ishte dhe m’u desh një kohë për të kuptuar pse njerëzit u emocionuan kaq shumë për mua,” kujton bukuroshja e bardhë

“Tani njerëzit me aftësi të kufizuara apo dallime te tjera po shfaqen më shumë në media dhe kjo është e mrekullueshme – por duhet të jetë normale”, tha Xuel në intervistë ku dhe deklaroi: Ndoshta ngaqë nuk mund të shoh gjithçka siç duhet, fokusohem më shumë në zërat e njerëzve dhe atë që ata kanë për të thënë, bukuria e tyre e brendshme është më e rëndësishme për mua.

Xueli po bën gjithçka me fuqinë e saj për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për njerëzit me albinizëm.

“Dua të përdor modelingun për të folur për albinizmin dhe të them se është një çrregullim gjenetik, nuk është një mallkim. Nuk do të pranoj kurrë që fëmijët të vriten për shkak të albinizmit të tyre. Unë dua të ndryshoj botën” – thekson Xuel

Tani mbyllni syte dhe meditoni nje moment…kuptoni se ka njerëz si kjo bukuroshe që na mësojnë se janë dallimet që e bëjnë këtë botë një vend me ngjyra të bukura….

Xueli Abbing: The abandoned baby who became a Vogue model - BBC News

Xueli Abbing: The abandoned baby who became a Vogue model - BBC News

Xueli Abbing: Inclusivity Means Visible and Represented - KeiSei Magazine

Think in Fifty Shades of Green - Blog on Thursd

Advertisement