Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka konfirmuar se viktima është Mina Gjini 65 vjeç, banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanaçe.
Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18 është gjetur nga kalimtarë të rastit. Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.