Aktualitet
U dënua pasi inskenoi vdekjen e tij/ Gjykata e Apelit liron nga burgu Davide Pecorellin

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu italianin, Davide Pecorelli, i cili u dënua në vendin tonë pasi inskenoi vdekjen e tij.
Bëhet me dije se sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, Pecorelli e ka kryer dënimin e tij në kohën e paraburgimit. Gjykata e Apelit e deklaroi Pecorellin të pafajshëm për veprën penale të mashtrimit, duke ndryshuar akuzën nga shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda, për shkatërrim prone me zjarr.
Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë në vëmendje edhe “historinë” e tij se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.
Më 8 maj 2025 biznesmeni italian Davide Pecorelli është ekstradua në Shqipëri. Ai u mor në dorëzim në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për tu dërguar në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale. Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

