Connect with us

Bota

U dënua për abuzim me fondet e BE-së/ Le Pen: Vendimi, një goditje për demokracinë!

Gjykata franceze shpalli fajtore dhe dënoi me katër vite heqje lirie lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, në lidhje me akuzat për abuzim me fondet e BE.

Avokati i Le Pen, Rodolphe Bosselut , ka konfirmuar se liderja e ekstremit të djathtë do të apelojë kundër dënimit të saj për përvetësim të fondeve publike.

“Ne do të apelojmë,” tha ai, duke pohuar se vendimi ishte “një goditje për demokracinë”.

Më tej, zëdhënësi i partisë së Le Pen, Laurent Jacobelli tha se udhëheqësja mbetet “në një humor luftarak”.

 

 

Le Pen i është ndaluar të kandidojë për presidente në vitin 2027. Vendimi ishte një tërmet politik për Le Pen, udhëheqësen e partisë së ekstremit të djathtë, e cila kishte shpresuar të zhvillonte një fushatë të katërt për t’u bërë presidente e Francës.

Advertisement