Connect with us

Aktualitet

U dhunua brutalisht, biznesmeni flet i gjakosur: M’u vërsulën me grushta e gurë!

Biznesmeni dhe kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa është dhunuar dhe sulmuar brutalisht. Pamjet e pasojave të dhunës i ka publikuar vetë biznesmeni Çipa, i cili në video shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë teksa tregon vetë sesi dhe përse është dhunuar. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë rreth orës 16:10, në zonën e quajtur Heremec. Biznesmeni Çipa tregon se teksa ishte në rrugë, një prej sulmuesve, i identifikuar si Dio, e ka ndaluar dhe ka filluar të diskutonte lidhur me këtë projekt që kishte të bëjë me biznesin e Çipës.

“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Heremec, në rrugë e sipër, një person me emrin Dio, i cili administrator i “Four Elements”, më ka prerë rrugën, bashkë me një person tjetër, të shoqëruar, dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë, për një projekt timin, ata kanë dalë dhe filluar me fyerje. Kur ata filluan me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar. Ato kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy personat më janë vërsulur me grushta, me gurë, e tjera, e tjera. Shyqyr Zotit që ndodha në makinë. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment. Dhe ka arritur momenti që më kanë krijuar një situatë të tillë, në krejt trupin tim. Kjo video është për ta pasur si provë, edhe ajo ç’ka përshkruaj, por edhe ajo çfarë ka ndodhur,“-thotë biznesmeni.

DHUNA ME VIDEO:

Sot, një ditë pas dhunimit, Policia e Sarandës prangosi autorin Dioment Musa, ndërsa në kërkim është shpallur nipi i tij. Shkak për sherrin mendohet se është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar-restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, por është kundërshtuar nga personat që e kanë dhunuar, pasi ata po ndërtonin një biznes.

Advertisement