Aktualitet
U dhunua me mjete të forta, avokati Mëngjesi ende në gjendje të rëndë shëndetësore
Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Avokati është i intubuar dhe se po ndiqet nga afër nga stafi i mjekëve në reanimacionin e Spitalit të Traumës.
NGJARJA
Avokati i Sali Berishës u dhunua mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar.
Si pasojë e dhunës, Mëngjesi ka fraktura të rënda në kokë dhe është me koshiencë të ulët. Autorët e ngjarjejes nuk janë identifikuar ende. Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për të kapur autorët.