Connect with us

Aktualitet

‘U dogj çdo gjë, bagëti e shtëpi!’/ Banori i asfiksuar: S’do ikja, po mos ishte ushtria

Dhjetra banorë kanë përfunduar të asfiksuar në spital, nga situata dramatike e shkaktuar nga zjarret ditën e sotme në në fshatra e Gramshit.

Një prej tyre, banor i fshatit Skënderbegas, thotë për mediat se zjarri ka djegur gjithça, shtëpi dhe bagëti. Ai thotë se për dy minuta zjarri erdhi nga mali tek shtëitë, dhe se ai po luftonte i vetëm për shuarjen e flakëve, por u largua me forcë në momentin kur i shkoi ushtria dhe policia.

“Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë, bagëti dhe shtëpi në fshatin Skënderbegas. Ca fshatra të tjerë janë djegur fare. Si ka mundësi të digjet Shqipëria për dy minuta. Ne shikonim zjarret nga malet, ai na erdhi te shtëpia. Kisha nja 10 kuintalë ujë te shtëpia dhe markusë dhe ndërhyra për ta shuar. Ata uruar qofshin që na shpëtuan, ushtria dhe policia, se unë nuk ikja po të mos ishin ata” tha ai.

Advertisement