Connect with us

Politike

‘U dorëzua nga ultimatumi im, Rama u palos’

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se vendimi i qeverisë për shtyrjen e fashës 800 kilovat erdhi pas ultimatumit të tij. Sipas Berishës vetëm me presion funksionon qeveria e Ramës.

‘U dorëzua, para jush i kam dhënë një ultimatum, po rrite ccmimin e energjisë do përbalehs me ultimatum. Vendimi i tij për tu tërheq në presion tregon që vetëm ajo funskionon me qeverinë e tij. Bëri sikur guxoi po u palos. Sa i përket inflacionit, deficitar në koncepte në njohuri e koncepte, është mjeran. S’është ekonomia zhgarravinë vizatimi. S’kanë lidhje me luftën ujërat tona’- tha Rama.
Pajtim me Metën për primaret? Berisha: Nëse largohemi prej tyre nuk jemi vetja jonë
1664534063_Screenshot1.jpgBerisha u shpreh se nuk do të ketë një largim nga primaret.Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.

Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.
Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.
Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret.

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, në një komunikim të zhvilluar me gazetarët është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj tij. Berisha i ka cilësuar deklaratat e ambasadores Kim, të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama.

‘Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj.

Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur. Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi.

Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi.

A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin, që në njoftimin e tij, t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha, vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane.

Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqitparëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani.

Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt.’- tha Berisha.

Advertisement