Kronike
U drejtoi armën policëve, arrestohet shqiptari në Greqi
Guxim i tepruar i një të riu shqiptar në Greqi. Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë vendase. Mediat greke shkruajën se efektivët janë futur për kontroll në një klub nate në Athinë, por i riu ka nxjerrë armën dhe ua ka drejtuar efektivëve.
Policët po kryenin një operacion gjatë të cilit u kontrolluan gjithsej 14 dyqane e 20 persona. Të arrestuar në total ishin katër, mes të cilëve dhe 25-vjeçari shqiptar.
Të riu iu sekuestrua arma dhe një dorëzë metaleike grushti. Ndërsa nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën dhe u konfiskuan: një armë gjahu, një pistoletë me ajër, një shkop dhe 29 gëzhoja.