Aktualitet
U ekzekutua në sy të gruas/ Detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit në Tiranë
Një atentat ka ndodhur rreth orës 20:40, të mbrëmjes së kësaj të diele ( 12 janar 2025) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje në automjetin e tij, teksa po futej në shtëpi. Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bujar Nasufi dhe është ekzekutuar në momentet që po futej te dera e shtëpisë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi. Autori ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës. 56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës.
Sipas informacioneve të deritanishme, 56-vjeçari kishte një mobileri së bashku me vëllain e tij, në zonën ku u vra, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.
Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, për të zbuluar shkaqet e mundshme të këtij ekzekutimi.
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- informoi policia e kryeqytetit.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Lajmi ne perditesim
Konfliktet brenda rrethit familjar është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin Bujar Nasufit i cili i vra me armë zjarri teksa i afrua në banesën e tij.
Gazetarja e NTV.AL raporton se hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij, ai ka qënë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës. 56-vjeçari i ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon shënjestër duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qënë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qënë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.
Fillimisht në rrugicën është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qënë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor