Connect with us

Aktualitet

U ekzekutua/ Vjehrri i Nikulajt: Isha tre metra larg, u trondita

Vjehrri i biznesmenit të vrarë ditën e sotme në Shëngjin, Ardian Nikulaj ka treguar se ka qenë vetëm tre metra larg vendit ku dhe ndodhi ngjarja. Në një prononcim për Neës24, ai zbuloi se personat që kanë qenë prezentë në vendngjarje nuk e dinin se nga kishte ardhur autori. Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka qëlluar të paktën shtatë herë me silenciator. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

Advertisement