Kronike
U fut në lumë për t’u larë, humb jetën 29-vjeçari
Një 29-vjeçar ka humbur jetën në lumin e Montone në Portico të Italisë. I riu Aldi Marku, banues në Forli dhe me origjinë shqiptare, kishte shkuar me miqtë në zonë dhe sapo ka hyrë në ujin e akullt, i riu ka pësuar atak kardiak.
Miqtë e kanë nxjerrë nga lumi dhe kanë dhënë menjëherë alarmin, duke telefonuar 118 për të ndërhyrë në vend edhe me helikopterin e shpëtimit, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë.
Karabinierët e Portikos po hetojnë rastin.