Kronike
U gjend i dehur në mes të rrugës, humb jetën rrugës për në spital 37-vjeçari
Një person i shtrirë në rrugë është evidentuar pak minuta më parë në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.
Momentalisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.
Mësohet se i shtrirë në rrugë u gjet një 37-vjeçar në gjendje të dehur, që më pas ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve, ai ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke shkuar në urgjencë.