Connect with us

Kronike

U gjet i pajetë mes maleve të Selanikut/ Del FOTO e shqiptarit

Sot pritet të dalë vendimi i Gjykatës për dënimin e 59-vjeçarit grek që dyshohet se mund të ketë gisht në vdekjen e emigrantit shqiptar në Greqi.

Sipas medieve greke shqiptari kishte shkuar në mal bashkë me 59-vjeccarin grek për të prerë dru. Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë operacionit me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku.

59-vjeçari pretendoi se nuk dinte asgjë për fatin e tij, shkruan protothem.gr.

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin shqiptarit për të shmangur zbulimin.

“Vëllai im u gjet i vdekur në mal. Ai kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru. Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por dëgjuam se i është prerë këmba, nga një sharrë elektrike me zinxhir”, tha vëllai i 51-vjeçarit shqiptar, i cili kishte denoncuar zhdukjen e tij në polici më 4 nëntor.

“Po punonin me njeriun që e çoi në mal, por nuk di asgjë më shumë. Në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë. Presim të mësojmë më shumë nga policia e cila po vijon hetimet”, theksoi ai.

Ata dilnin shpesh bashkë në mal

I gjithë fshati ku jetonte 51-vjeçari fatkeq është tronditur nga ngjarja tragjike.

“Nuk kishte njeri më të mirë. Ai kishte vite që jetonte këtu dhe nuk kishte dhënë as të drejtën më të vogël askund për t’i bërë keq. Dëgjuam se Kosta (siç e thërrisnin në Greqi) kishte shkuar në mal dhe kishte vdekur. Kishte shkuar disa herë për punë, për të prerë dru. Dy burrat kishin shkuar shumë herë bashkë“, ka raportuar për protothema.gr, Giorgos Tsakalides, një banor i fshatit që i njihte të dy burrat prej shumë vitesh. “Policia e gjeti në mal.”, ka theksuar ai.

DETAJE/ Ylli Mera u gjet i vdekur, në këmbë kishte plagë të shkaktuar nga  sharra elektrike, babë e bir arrestohen për... - Aktualiteti

Advertisement