Connect with us

Aktualitet

U gjet i pajetë në Dajt, ky është 83-vjeçari nga Tirana (FOTO+EMRI)

83-vjeçari Agim Çeta, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij në Tiranë, ësHtë gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së martës në Dajt.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk ka shenja dhune. Dyshohet se vekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi:

Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement