Kronike
U gjet i vrarë në Babrru, ky është 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci
Personi në foto është Hajdar Ismailgeci, 40-vjeçari i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Babrru të Kamzës.
Ai u konstatua pa shenja jete orës 20:10, në Babrru.
Viktima kishte plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Ende nuk dihet autori i ngjarjes së rëndë.