Connect with us

Aktualitet

U gjet në rrugë me shenja dhune dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital, flet fqinji i 42-vjeçarit

Rigels Kaso është gjetur sot në rrugë në Tiranë, me shenja dhune dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

42-vjeçari nga Bilisht është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshëm, ndërsa policia po heton për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë fqinjët e tij e përshkruajnë si një person të qetë dhe aspak problematik, duke thënë se punonte në Bilisht, dhe jo në Tiranë.

“Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendjen do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve.

Tani  po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu.

Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen , pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisni.

Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, bile s’na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë , se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tirane. Si njeri është i shkëlqyer”, shprehet një prej fqinjëve të tij.

Advertisement