Connect with us

Bota

U gjetën të vrarë, Izraeli nis hakmarrjen në Gaza për vdekjen e pesë pengjeve

Sulmet izraelite goditën Gazën të enjten pasi ushtria tha se kishte gjetur trupat e pesë pengjeve të vrarë nga ana e militantëve të Hamas. Një grup që mbështet pengjet izraelitë të mbajtur ende në territorin palestinez mirëpriti kthimin e trupave, por pretendoi “sabotim” të përpjekjeve diplomatike për të siguruar lirimin e të tjerëve që ndodhen ende në robëri. Akuza nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura erdhi ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte vendosur për bisedime në Uashington me Presidentin Joe Biden, i cili ka nxitur një armëpushim dhe plan për lirimin e pengjeve. Në fjalimin e mbajtur në Kongresin e SHBA të mërkurën, Netanyahu minimizoi viktimat civile palestineze gjatë më shumë se nëntë muajve të luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Por ai përsëri u zotua të shkatërrojë grupin islamik dhe të sjellë pengjet në shtëpi. Sulmi i Hamasit që filloi luftën më 7 tetor rezultoi në vdekjen e 1,197 njerëzve në Izrael, shumica prej tyre civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

Advertisement