Connect with us

Kronike

U godit dhjetëra herë me thikë nga burri i saj/ Edlira Shahu rrëfen nga spitali momentet e tmerrit: U luste të vdisja

Edlira Shahu e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, ndodhet në spital, edhe pse jashtë rrezikut për jetën, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo vetëm në dy duart ka 17 goditje me thikë dhe më shumë se 6 goditje në fytyrë dhe qafë Edlira u shpreh se e ka denoncuar disa herë për dhunë në familje, por i vinte keq pasi 52-vjeçari është i sëmurë. 46-vjeçarja theksoi se i shoqi bëri burg për vrasje, por e priti derisa la qelinë.

“U fiksonte me gjërat, edhe me njerëzit që kalonin. E kam denoncuar disa herë në komisariat, e arrestuan 4 muaj. Më vinte keq se ishte i sëmurë, e doja dhe e kam dashur gjithmonë, kam bërë shumë sakrifica për të. Ka qëndruar në burg, e kam pritur. Nuk është e vërtetë që unë kam qenë zënë me gruan e viktimës, konflikti ka qenë për çështje xhelozie nga ana e familjes tjetër”, tha ajo.

Edlira Shahu ka rrëfyer po ashtu momentet e tmerrit të përjetuar mbrëmjen e plagosjes nga duart e bashkëshortit të saj. Ajo tregon se ai nuk kishte qenë i pirë dhe kishte nisur ta godiste pa arsye.

“Atë natë ishim mirë, shkuam në shtëpi, darkuam dhe u shtrimë, ora ishte 10:30 të darkës. Nuk patëm debat së bashku, ishte i qetë, edhe në krevat mu luste thoshte të vdesësh. “Po pse të vdes çfarë të kam bërë, çfarë po të bëj”. Më gjuajti me grusht, nuk ishte i pirë. Nuk mi kishte thënë herë tjetër, ishte shumë xheloz, më akuzonte për gjëra kot. Më kapi nga flokët më nxori nga dhoma më tha: sonte për ty nuk ka shpëtim, do të vras. Bërtita, më kapi për flokësh dhe më çoi tek kuzhina, kishte thikë tek dora më godit tek fyti 3 herë, edhe në fytyrë kokë. Vetëm më gjuante “ti do të vdesësh, nuk do të jetosh më”. Më gjuante, kishte ca kohë që çdo ditë më gjuante.”, ka treguar ajo.

Advertisement