Connect with us

Kronike

U godit me thikë në Britani, ndërron jetë pas 8 ditësh i riu shqiptar

Jetmir Pemaj me origjinë shqiptare,  i cili u godit me thikë nga një 24-vjeçar në Angli, ka ndërruar jetë pas 8 ditësh.

Pemaj ishte një djalë, vëlla dhe partner “i dashur”, ka thënë familja e tij gjatë homazheve.

Jetmir Pemaj vdiq pasi u plagos rëndë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.

Një tjetër burrë rreth të 20-ave gjithashtu pësoi lëndime të rënda gjatë sulmit të ndodhur rreth orës 05:00 BST më 27 korrik.

Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten.

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë familjes dhe miqve të tij”, tha familja e Pemaj tha në një deklaratë.

Policia thotë se hetimet vijojnë dhe ka apeluar për dëshmitar.

Advertisement