Connect with us

Aktualitet

U godit me thikë në qafë/ Polici ende në reanimacion, nëna i qëndron te koka

Redin Çaushaj, është efektivi i policisë i cili edhe jashtë shërbimit, mbrëmjen e kaluar u bë dëshmitar i një sherri në Pilur të Himarës.

25-vjeçari me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë u godit me thikë në qafë, pasi ndërhyri për të ndaluar një konflikt fizik mes disa personave.

Ka qenë shtetasi Thodhori Mërkuri ai që ka goditur policin dhe është arratisur deri kur u arrestua mesditën e sotme.

Nga ana tjetër gjendja shëndetësore e efektivit të policisë ka qenë e rëndë dhe për t’i shpëtuar jetën, kolegën dhuruan gjak për të.

Ai e ka kaluar rrezikun për jetën por ka marrë dëmtime të shumta.

Në këto momente të vështira, nëna e tij po i qëndron te koka e krevatit në reanimacion në spitalin e Vlorës.

Advertisement