Connect with us

Aktualitet

U godit me thikë pas sherrit me bashkëmoshatarin në klasë, si është gjendja e gjimnazistit

Një 15-vjeçar përfundoi në spital këtë të hënë pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Ai është goditur në kofshë dy herë me thikë dhe ndodhet në spital, ndërsa autori u arrestua nga policia në Vorë.

Gjimnazi “Qemal Stafa” në një reagim zyrtar sqaroi se nxënësit e konfliktuar janë të shkollës “Asim Vokshi”, të cilët zhvillojnë mësim pasdite, pasi godina po rikonstruktohet.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre që degradoi në përdorimin e thikës në ambientet e gjimnazit.

Advertisement