Kronike
U godit me thikë, vdes shqiptari në Gjermani
GJERMANI- Ka ndërruar jetë 28-vjeçari nga Prizreni, i plagosur mëngjesin e sotëm nga një bashkëatdhetar i tij mëngjesin e së shtunës në Mynih të Gjermanisë.
Sipas mediave vendase, i riu është i identifikuar si Nehat Elshani, ndërkohë që i plagosuri i dytë, 50-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Lajmin për vdekjen e Nehat Elshanit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook edhe një mik i viktimës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve. Autori i sulmit dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar.
Policia gjermane njoftoi sot rreth orës 12:00 se 28-vjeçari Elshani nuk ja ka dalë dhe ka ndërruar jetë edhe pse u fut në një operacion urgjent.