Sport
U godit nga Sane, lojtari i bavarezëve shfaqet me buzët “e fryra” në nxehmje
Në mesjavë një episod i ndodhur te Bayern Munchen bëri bujë të madhe. Pas humbjes në Champions League, lojtari i bavarezëve Sadio Mane goditi Leroy Sane në fytyrë, gjatë një debati në dhomat e zhveshjes.
Kampionët gjerman reaguan zyrtarisht pas më shumë se 24 orësh, duke përjashtuar Mane nga ndeshja me Hoffenheim. Sot, Sane u shfaq në nxehmje para ndeshjes së kampionatit, teksa kamerat kanë fokusuar buzët e fryra. Rasti ka bërë xhiron e botës dhe është publikuar në të gjitha mediumet e mëdha sportive në glob.