Kronike
U kap me armë zjarri dhe eksploziv, lihet në burg 23 vjeçari
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23 vjeçarin Damiano Sejko që u kap me disa armë në qytetin bregdetar. Sipas burimeve i riu nuk ka dhënë shpjegime para togave të zeza se ku i ka marrë armët. 23 vjevari u arrestua të premten me lëndë eksplozive dhe municion nën dyshimin se ishte bërë gati për të kryer një ngjarje të rëndë kriminale. Policia ndërkohë vijon hetimet.