Kronike
U kap me kokainë dhe mijëra euro cash, dënohet me burg shqiptar në Itali
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/02/policia-ital-1.jpg)
Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite e 5 muaj burg, pasi është kapur me 45 kg kokainë dhe me 404 mijë euro cash në Itali. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi ka ndodhur më 14 maj të vitit 2022 në Reggio Emilia, ndërsa vendimi u mor më datë 26 maj të këtij viti.
Mësohet se bashkë me 46-vjeçarin janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)