Connect with us

Kronike

U kap me kokainë dhe mijëra euro cash, si u pikas shqiptari nga policia italiane

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 725 kg kokainë dhe 50 mijë euro cash. Sipas mediave italiane, gjithçka filloi me një kontroll normal rrugor në një makinë Peugeot 208, e cila po shkonte drejt Cavriago nga zona e stadiumit Mapei.

Burri që drejtonte makinën nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përfunduar në ndjekje nga oficerët.

Pas disa minutash ndjekjeje, 29-vjeçari shqiptar është arrestuar menjëherë nga policia. Nga kontrolli fillestar në makinën e tij u zbuluan 30,000 euro të mbështjella në tre tufa.

Më pas kontrollet vazhduan në shtëpinë e tij, në zonën e stadiumit Mapei, ku në një makinë të dytë u gjetën në total mbi 72 kilogram me logon ‘Boss’ dhe 20 mijë euro të tjera cash.

 

 

Tashmë i riu shqiptar pritet që të dalë para gjykatës dhe të njihet me masën e  dënimit.

Advertisement