Kronike
U kap me kokainë dhe një shumë parash në makinë, pranga nipit të ish-deputetit, Rrahman Rraja
Ariel Rraja, 22 vjeç, nga Nikla e Krujës, është prangosur nga policia pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash. 22-vjeçari rezulton të jetë nipi i ish deputetit Rrahman Rraja. “A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia. Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllait të deputetit, i cili vazhdon të jetë në kërkim për dhunën e ushtruar bashkë me pjesëtarë të tjerë të fisit të tij ndaj dy vëllezërve Maja