Kronike
U kap me kokainë në makinë, policia italiane arreston shqiptarin
Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi është kapur me 1 kg kokainë në makinë.
Shqiptari, banues në Villa di Brianou ndalua përgjatë rrugës shtetërore 162, në zonën Ponticelli të Napolit, teksa pas shoqërimit në komisariat përfundoi në arrest shtëpie.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Ford Focus” të kryer nga Guardia di Finanza, nën sediljen e pasagjerit u gjet e fshehur një pako me lëndë narkotike me peshë 1.092 kg, e cila u konstatua se ishte kokainë.
Droga u sekuestrua së bashku me celularin e tij dhe i dënuari u la në arrest shtëpie. Gjatë kontrollit u gjet edhe një pusullë e shkruar me dorë, e cila sipas hetuesve do të ishte fatura për dorëzimin e drogës.