Connect with us

Rajon

U kap me një makinë të vjedhur dhe kokainë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e plicisë greke, pasi akuzohet për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi. Siç raportohet autoritet kanë pikasur automjetin me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë.

Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurori, ku është lënë në paraburgim. Gjithashtu mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe përveç kësaj iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.

Advertisement