Rajon
U kap me tritol në mes të Athinës/ Jepet dënimi për shqiptarin, ja çfarë tha në gjykatë
Gjykata e Athinës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 39-vjecarin nga Divjaka, Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë teksa kishte fshehur në kanalin e ajrit të sediljeve të pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.
Ndërkohë gjykata ka lënë të lirë 33-vjecaren Daniela Luari, e cila u kap si pasagjere në mjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.
Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv. Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda kishte fishekë.