Connect with us

Kronike

U kap në befasi nga policia, i riu tenton të gëlltisë kokainën

Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga. I riu, u kap në befasi nga policia teksa ishte duke kryer tregti në parkun “Cervi”. Mediat italiane raportojnë se ai tentoi të gëlltiste dozat e kokainës për të mos u kapur.

Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 14.45. Efektivët me motor të Komisariatit të Policisë Rimini po kontrollonin zonën e gjelbëruar, kur në afërsi të stacionit të Metromares panë dy të rinj duke u kontrabanduar dhe njëri prej tyre po i jepte zarfin tjetrit. Kur u afrua policia, shqiptari nxorri një shami nga xhepi për të fshirë gojën. Kjo sjellje i bëri edhe më të dyshimtë agjentët të cilët e bllokuan dhe zbuluan se në shami, ishin të fshehura 14 mbështjellës plastikë me kokainë për një peshë totale prej 10 gramësh.

Përveç kësaj, në çantë kishte edhe 70 euro, që mendohet se janë të ardhura nga shitjet e mëparshme.

Advertisement