Bota
U kapën në shtëpi bari, arrestohen 3 shqiptarë në Angli
Policia britanike ka arrestuar 3 shqiptarë të cilët u gjetën në papafingon e një shtëpie bari. Sipas mediave britanike shqiptarët janë identifikuar si Alberto Loka, Riza Manuka dhe Besard Muça. Ata ishin në procesin e krijimit të ndërmarrjes së re të paligjshme të rritjes,, kultivimit dhe shitjes së drogës, por asgjë nuk u shkoi sipas planit pasi u arrestuan.
Policia britanike gjeti në shtëpinë e barit 51 bimë kanabisi në një dhomë dhe gjithashtu pajisje jetike për rritjen e tyre. Policia gjeti tre telefona celularë, por nuk mundi të hynte në iPhone-in e Lokës pasi ishte i mbrojtur me fjalëkalim. Dy celularët e tjerë treguan një telefonatë të rregullt mes Manukës dhe Muçës. Loka, Manuka dhe Muca, ku flisnin për pazare droge.