Kronike
U konfliktua me shoferin, plagoset me thikë shqiptari në Gjermani, detajet
Një 38-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në Gjermani në zonën e Hülser Strasse pranë Weyerhofstrasse.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa një dëshmitare ka treguar në polici se kishte dëgjuar një debat verbal mes të dëmtuarit dhe një shoferi të panjohur, gjatë të cilit i panjohuri e ka plagosur me thikë shqiptarin.
“Ai iku me makinën e tij drejt karburantit “Aral” në drejtim të Hüls. Ishte rreth moshës 60 deri në 70 vjeç, me flokë gri dhe kokë gjysmë tullac. Në momentin e krimit ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë të çelur. Ai po ngiste një makinë të errët dhe të vjetër”, – mësohet të ketë thënë dëshmitarja.
Ndërkohë shqiptari i plagosur është dërguar në spital për mjekim, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rastin.