Connect with us

Kosova

U kordinova me…ASNJË/ Gjermanët reagojnë për vendimin e organizatave terroriste

Pas ShBA-së, edhe Gjermania është deklaruar në lidhje me shpalljen e dy organizatave serbe si organizata terroriste nga qeveria e Republikës së Kosovës. Zyra për shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë se vendimi është marrë pa koordinim me Gjermaninë. Madje thuhet se as Ambasada gjermane nuk është informuar për këtë veprim të qeverisë paraprakisht.

“Duke qenë dëshmitarë të krizës aktuale në komunat veriore të vendit, një koordinim i afërt me partnerët ndërkombëtarë do të kishte qenë i dobishëm” – thuhet ne nje reagim te ambasades, duke theksuar: Është e rëndësishme që çdo vendim i këtij lloji duhet të respektojë ligjet përkatëse dhe parimin e proporcionalitetit. Ritheksojmë thirrjen tonë për Qeverinë e Kosovës që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën në komunat veriore”.

Advertisement