Connect with us

Politike

U kritikua për marrëveshjen me Italinë/ Rama: Shqipërisë i takon të jetë e dobishme për miqtë

Kryeministri Edi Rama nga Praga ka komentuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ndërsa mori pjesë në forumin “GLOBSEC 2024”. Rama tha se shqipërisë i takon që të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa një koment e pati edhe për debatet e krijuara të BE mbi këtë marrëveshje. Rama tha se debatet tregojnë se Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme.

“Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkoj diçka duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100%. Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Euorpës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund”, tha Rama.

Advertisement